Home
My Puzzles
FAQ
Report bug
Collected Puzzles
User listed puzzles
Random Puzzle
Log In/Out

Bioteknologji Farmaceutike

Dr. Enver MUSTAFAJ

Fjalëkryq: Biotek_Farm 1.3

1
2                           3 4
5      
  6 7                            
         
    8      
9                              
        10    
      11                  
12 13 14                              
  15              
    16       17                   18  
19                       20            
          21        
          22               23          
                 
    24   25                      
26   27           28  
  29                          
        30         31   32      
    33                
                    34
35                        
      36   37            
38       39                 40         41  
      42                       43                    
44                        
              45 46    
        47   48            
49   50                     51                    
                   
      52                      
          53                  
           

Across
2.Material ushqyes me përbërje të atillë, që favorizon rritjen vetëm të organizmave specifik, duke frenuar rritjen e të tjerëve.
7.Një gjen që kontrollon aktivitetin proteino-sintetizues të gjeneve të tjera.
9.Qeliza që gjënden në të gjitha organizmat shumëqelizor dhe karakterizohen nga aftësia për të rinovuar vetveten përmes ndarjes mitotike, por edhe për t’u diferencuar (shndërruar) në lloje të ndryshme qelizash të specializuara.
11.Proteinë e prodhuar nga organizmi njerëzor dhe i kafshëve të larta, si përgjigje ndaj pranisë së një antigjeni specifik.
14.Ristrukturim kimik i lëndëve të para, duke përdorur një biokatalizator.
17.Enzima e pranishme tek viruset ARN që katalizon formimin e ADN prej ARN virale njihet me emrin transkriptazë e _______________.
19.Kalimi nga prodhimi në sasi të vogla (eksperimental) në prodhimin masiv industrial, njihet me termin anglisht _______ __.
20.Agjenti (p.sh., një plazmid ose virus) që përdoret për të mbartur ADN e re tek një qelizë.
22.Një gjen që kodifikon një proteinë, të tillë si enzimat.
24.Organizem që formohet nga futja e materialit gjenetik të huaj në linjen qelizore riprodhuese.
29.Lëndë e cila, kur futet në organizem, indukton një përgjigje imune ndaj një antitrupi specifik.
30.Proteinë që lidhet tek një operator ngjitur me gjenin strukturor, duke frenuar transkriptimin e atij gjeni.
35.Inicialet në shqip për disa proteina të rralla të sistemit imunitar, të prodhuara nga makrofagët, që duket se shkatërrojnë disa tipe të qelizave tumorale, pa ndikuar tek qelizat e shëndosha.
38.Procesi i cili, për të prodhuar një produkt të dëshiruar, përdor qelizat e gjalla ose komponentët e tyre.
42.Term i përgjithshëm për enzimat që kryejnë sintezen e acideve nukleike.
43.Kimikat sintetik, i huaj për organizmat e gjalla, që rezulton të jenë rezistent ndaj shkatërrimit prej mjedisit.
49.Një treshe e bazave nukleotide në ARN transferuese, e cila çiftëzohet (përputhet) me një treshe të ARN mesazhere.
51.Një gjen që pengon shprehjen e fenotipeve (efekteve të mutacionit) tek gjenet e tjerë njihet me emrin gjen ________.
52.Teknikë laboratorike për formimin e një bime të re prej një mase qelizash bimore.
53.Një degë e biologjisë molekulare që synon identifikimin e profilit proteinik të secilit tip të qelizës, vlerësimin e ndryshimeve proteinike mes qelizave të shëndosha dhe të sëmura, si dhe zbulimin, jo vetëm të funksionit specifik të secilës proteinë, por edhe si ajo ndërvepron me proteina të tjera.
Down
1.Transplantimi i organeve të gjalla, qelizave ose indeve prej kafshëve tek njerëzit.
3.Një virus që përmban enzimen transkriptazë e anasjelltë.
4.Një terapi që përfshin futjen e gjeneve në qelizat somatike për qëllime mjekuese njihet me emrin __________ _______________.
5.Përdorimi i proceseve biologjike për zgjidhjen e problemeve ose krijimin e produkteve të dobishme.
6.Lëndë kimike që formohet si rezultat i metabolizmit në baktere ose këpurdha dhe që shfrytëzohet, kryesisht për trajtimin e infeksioneve bakterore.
8.Degë e bioteknologjisë, e cila synon të zhvillojë metoda biologjike për të shkatërruar ksenobiotikët.
10.Inicialet pë një molekulë të ngjashme me ADN, që përcjell mesazhin gjenetik të ADN në citoplazmen e një qelize, ku krijohen proteinat.
12.Një preparat që përmban një antigjen, i përbërë nga tërësia e organizmave sëmundje-shkaktues (të vrarë ose dobësuar), ose pjesë të organizmave të tilla, i cili përdoret për të krijuar imunitet kunder sëmundjes që ata organizma shkaktojnë.
13.Një organizem submikroskopik që përmban informacion gjenetik, por nuk mund të riprodhojë vetveten.
15.Një formë e vogel rrethore e ADN, që përmban disa gjene, e aftë të replikohet (përseritet, kopjohet) në mënyrë të pavarur në brendësi të një qelize bartëse.
16.Segment i ADN (p.sh., kromozom ose plazmid) që mund të replikohet në mënyrë të pavarur.
18.Njëri nga tri kodonet e ARN mesazhere që sinjalizon fundin e vargut të aminoacideve në sintezen e proteinave.
21.Material mbi të cilin vepron një enzimë.
22.Një gjen i modifikuar gjenetikisht që kodifikon një antibiotik, i cili, në rast mungese të lëndëve ushqyese, mund të vrasë qelizen bakterore bartëse.
23.Disa tharme mund të fermentojnë __________________ dhe janë të rëndësishme në përgatitjen e birrës dhe bukës.
25.Procesi i rritjes së numrit të kopjeve të një gjeni të veçantë, apo sekuencave të kromozomit.
26.Dekodifikim i një vargu të ADN, ose një gjeni, në rradhitjen specifike të nukleotideve të tij: adeninë, citozinë, guaninë dhe timinë.
27.Aftësia për të infektuar ose shkaktuar sëmundje.
28.Enë që përdoret për bioproceset.
31.Termi anglisht i përdorur për proceduren e largimit të introneve dhe bashkimit të eksoneve për të formuar një sekuencë koduese të vazhdueshme tek ARN.
32.Enzima që këput ADN në vënde shumë specifike, duke krijuar hapësira në të cilat mund të futen gjene të reja, njihet me emrin enzimë _______________.
33.Segment i ADN që mund të zhvendoset i plotë dhe të futet në disa regjione të ADN bakterore ose në një fag, duke alarmuar kështu ADN e bartësit.
34.Që rrjedh nga lloje të ndryshme të qelizave.
36.Molekulë e madhe me nënnjësi që përseriten.
37.Sekuencë e bazave të ADN, e cila komandon ARN polimerazen për të ndaluar sintezen e ARN.
39.Riprodhim ose dublim, si kopje ekzakte, i një vargu të ADN.
40.Në bioteknologji, me termin ___________ kuptohet celuloza, një burim natyror i rinovueshëm që shfrytëzohet në prodhimin e kimikateve për gjenerimin e energjisë, ose si lëndë e parë në industrinë kimike, për të zvogëluar varësinë nga lëndët djegëse të fosilizuara e të parinovueshme.
41.Një varg i gjatë aminoacidesh të bashkuara nga lidhja peptidike.
44.Qelizat e tjera, përjashtuar qelizat seksuale dhe embrionale, njihen me emrin qeliza __________.
45.Inicialet në anglisht për tekniken që amplifikon një sekuencë shënjestër ADN të nukleotideve me disa qindramijëra herë.
46.Një përbërës i qelizës, që përmban proteina dhe ARN, i përfshirë në sintezen e proteinave.
47.Individ (kafshë ose organizem i ulët) i prodhuar nga transplantimi i një pjese të embrionit të një individi tek një embrion i të njëjtës specie ose të një specie tjetër.
48.Grimcë virale elementare (fillestare) e përbërë nga materiali gjenetik dhe një mbulesë proteinike.
50.Term i përgjithshëm për këpurdhat një-qelizore që riprodhohen me sythe.

Use the "Printable HTML" button to get a clean page, in either HTML or PDF, that you can use your browser's print button to print. This page won't have buttons or ads, just your puzzle. The PDF format allows the web site to know how large a printer page is, and the fonts are scaled to fill the page. The PDF takes awhile to generate. Don't panic!




Google
 
Web armoredpenguin.com

Copyright information Privacy information Contact us Blog